Rita Ora bën vizitën e parë me UNICEF-in në Kosovë, në ndihmë të fëmijëve skamnorë dhe personave të dhunuar

Është raportuar se këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, mbrëmjen e së hënës arriti në Kosovë.

Ajo u rikthye në vendlindje me qëllimin për të vizituar dhe ndihmuar viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.

Në bashkëpunim me organizatën bamirëse UNICEF, Rita si ambasadore e saj ka vendosur të ndërmarrë disa aksione për tu dalë në ndihmë fëmijëve të dhunuarve gjatë luftës.

Gjatë ditës së martë, Ora ka nisur aksionin e parë bashkë me UNICEF-in, duke vizituar disa familja skamnore, pjesë e së cilave ishin fëmijë dhe persona të dhunuar.

Ka qenë nëna e këngëtares, Vera Sahatçiu – Ora, ajo e cila ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet bashkë me të bijën në një nga vizitat e sotme në Kosovë.