Rita Ora në Prishtinë: Krenare që jam nga ky vend

Tash dy ditë, Rita Ora është duke qëndruar në Kosovë me një mision me UNICEF-in.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore këtyre ditëve ka vizituar fëmijë, të rinj e familje të ndryshme në Kosovë ku ka mësuar për sfidat e tyre me varfërinë.

Ajo tha se është mahnitur me punën e të rinjve që po bëjnë në Kosovë, duke dhënë mesazhe të mira për fuqizimin e tyre.

“Mund të them se programi UPSHIFT dhe gjithçka që ka bërë UNICEF-i që unë ta përjetoj këtë shkallë me fëmijë gjithandej. Pata kënaqësinë e madhe të takoj të rinj të Kosovës. Do të mundohem të bëj gjithçka mundem t’i inspiroj dhe t’i mbështes të rinjtë, shpresoj t’i kem inspiruar. Jam e nderuar të jem këtu me të gjithë këta që punojnë për UNICEF-in. Jam krenare që jam nga këtu, nga Kosova, dhe pres me padurim t’i mbështes të rinjtë e vendit tonë”, tha Ora në fund.