Rita Ora në veshje kombëtare shqiptare në videoklipin e projektit të ri

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora së shpejti pritet të publikojë këngën e saj të re në bashkëpunim me David Guetta.

E veçanta e kësaj kënge është veshja tradicionale shqiptare me të cilë Rita do të paraqitet në videoklipin e këngës.

Përmes një video të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, Rita ka ndarë një pjesë të videoklipit që pritet të lansohet pas 4 ditësh.

“Edhe katër ditë”, ka qenë përshkrimi i videos – ku tregon se ka vendosur ‘link-un’ edhe në biografi të Instagramit për të pasur qasje më të lehtë në momentin e lansimit.

https://www.instagram.com/p/CLClHr8H7ke/?utm_source=ig_web_copy_link