Rita Ora poston foto me kryeministrin Haradinaj

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtarja është shprehur tejet e kënaqur që ka takuar kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

“Ishte kënaqësi të takoja Kryeministrin Ramush Haradinaj, dhe të flasim për të ardhmen emocionuese të vendit tonë”, ka shkruar ajo.

Rita Ora, këngëtarja nga Kosova me famë botërore, ka qëndruar dje në Kosovë me ç’rast ka mbajtur një koncert madhështor për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.