Rita Ora vizitë në kopsht fëmijësh

Rita Ora ka postuar fotografi nga vizitat e saj nëpër Kosovë.

Këngëtarja kosovare me famë botërore po qëndron në vendlindjen e saj si e dërguar e UNICEF për të ndihmuar fëmijët dhe të rinjtë e vendit.

E megjithëse shumë pak është ditur për vizitat e Ritës dhe aktivitetet që ka bërë gjatë këtyre ditëve, ajo tani ka vendosur të bëjë postimin e parë.

Rita ka postuar disa fotografi ku shihet duke argëtuar fëmijët në çerdhen në Prishtinë dheka vizituar disa vende e lagje ku kosovarët jetojnë në kushte të rënda.

Ajo ka shkruar se koha që po kalon në Kosovë është shumë shpërblyese .

‘Të shoh se si programet e UNICEF po ndikojnë pozitivisht në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve tregon se sa e është e rëndësishme për ne që t’i mbështesim ata. Nuk më pritet të ju tregoj më shumë për punën që kam parë, kë kam takuar dhe pse jam kaq krenare që jam e përfshirë në kampanjën SocerAid me Unicef këtë vit”, ka shkruar artistja.