Rituale të pabesueshme: Kush e fiton këtë “luftë”, zgjedh femren më të bukur për nuse

0
458

Mund t’iu duket e pabesueshëm, por është e vërtetë.

Kush e fiton këtë lojë, ka mundësinë të zgjedh për nuse nga vajzat më të bukura të fshatit.

Shumica e femrave do të kënaqeshin me një tufë lule ose një darkë romantike, por zonjushat e tribusë Surma në Etiopi duan shumë më shumë nga një mashkull.

Djemtë e kësaj tribuje, nëse duan të martohen ndonjëherë, duhet të ndeshen me njëri-tjetrin me shkopa dhe këto shkopa shkaktojnë dëmtime të rënda që mund të sjellin edhe vdekjen. Ata që fitojnë, kanë mundësinë të zgjedhin për nuse vajzat më të bukura të fshatit.

Rituali që njihet me emrin donga nis pas të korrave dhe para se të fillojë ndeshja brutale, djemtë duhet të pinë me fund nga dy litra gjak të freskët lope.

Jo të gjithë arrijnë ta pinë dhe nisin të vjellin.

Fituesi i ndeshjes zgjedh një nga vajzat, e cila var në shkopin e tij të luftimit një varëse që tregon se ajo është e lumtur me fatin e saj./TCH/