Rivendoset flamuri kombëtar në hyrje të Prishtinës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka autorizuar ministrin e Administriatës Publike Mahir Yagcilar, për vendosjen e flamurit Kombëtar Shqiptar në hyrje të qytetit të Prishtinës, më saktësisht te rrethrrotullimi.

Kështu ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” një burim i mirëinformuar brenda Qeverisë së Kosovës. Sipas këtij burimi, brenda pak çastesh pritet zëvendësimi i flamurit shtetëror me atë kombëtar.

Këtë vendim Kryeministri Haradinaj, e ka marrë sot.

“Gazeta Blic” ka arritur të sigurojë edhe vendimin në fjalë të cilin mund ta shihni më poshtë.