Riza Selimi vjen me këngën e re “Malli për vendlindjen” (Video)

Këngëtari i njohur Riza Selimi ka publikuar  këngën e re  “Malli për vendlindjen”, shkruan Fokusi.info.

Tekstin e këngës e ka shkruar Nuha Osmani, muzikën e ka bërë vet këngëtari, orkestrimi është bërë nga Hysni Klinaku, interpretimin në kavall Shaqir Hoti, kurse realizimi i videoklipit është bërë nga produksioni Red Media.

Në realizimin e këngëve që i ka edituar deri më tani bashkëpunëtorët janë të shumtë si, Shaqir Hoti, Shaqir Cërrvadiku, Ilir Shaqiri, Naim Gjoshi, Hysni Klinaku, Hashim Shala, Rifat Berisha etj./Fokusi.info/