Roma e mposhti Spalin, ngjitet në pozitën e katërt (Video)

Roma ka arritur të fitoja me përmbysje 3 – 1 në takimin ndaj Spal.

Pjesa e parë prodhoi vetëm një gol, kur mysafirët shënuan me Peatgna (44’) nga pika e bardhë.

Por në 45 minutëshin e dytë skuadra e Romës u fut më e fokusuar, duke arritur të shënonin tre gola.

Lorenzo Pellegrini (53’), Diego Perotti (66’ P) dhe Henrikh Mkhitaryan (83’) realizuan në fitoren e vendasve.

Roma tani ngjitet në pozitën e katërt me 32 pikë, një më pak se Lazio që mban pozitën e tretë.

Spal ndërkohë mbetet në vendin e fundit me nëntë pikë.

https://streamable.com/7udht