Roma eliminon Barcelonën (Video)

Barcelona nuk do ta harrojë natën e sotme. Ata kanë shpërdoruar fitoren 4-1 në Camp Nou, duke pësuar 3 gola në Romë. Me fitoren 3-0 Roma shkon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Lionel Messi dhe skuadra e tij nuk ja ka arritur që të shënojë një gol që do t’i siguronte kualifikimin. Që në minutën e 5-të Roma kaloi në epërsi me anë të Dzeko. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë shënoi De Rossi me penallti ndërsa në minutën e 82-të në skenë doli Manolas që shënoi golin e tretë. Ky rezultat mund të konsiderohet surpriza më e madhe deri tani në Ligën e Kampioneve për këtë sezon.

Image result for roma eliminon barcelonen

Image result for roma eliminon barcelonen

 

https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=o8kYtN6IwSg

https://www.youtube.com/watch?v=VW1ukv0M-Bc

https://www.youtube.com/watch?v=6sCQmS_SrmA