Ronaldo afrohet me Realin, po përgatit rikthimin

Kur u largua në mënyrë papritur nga Real Madridi për të kaluar te Juventusi, dukej se marrëdhëniet midis Cristiano Ronaldos dhe klubit mbretëror spanjoll nuk ishin të mira. Tani duket se ka ndryshuar.

Siç raportohet nga “Marca”, në fakt, miqësia e tij me Marcelo nuk është lidhja e vetme me “Los Blancos”. Gjithçka është paraqitur që nga 1 marsi i kaluar, kur CR7 shkoi në “Bernabeu” për të parë klasiken kundër Barcelonës. Atë ditë e thirri Florentino Pérez, që të rehatohej në tribunën VIP dhe që nga ai moment mesazhet mes të dyve kanë vazhduar.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Cristiano Ronaldo u takua kohët e fundit me ish-shokët e skuadrës te Merengues, Sergio Ramos dhe Pepe. Të njëjtën gjë bëri këtë javë me dy kroatët e Real Madridit, Modric dhe Kovacic. E gjithë kjo, shkruajnë akoma mediat spanjolle, përkon me thashethemet, sipas të cilave ylli luzitan mund të largohet nga Juventusi. Për momentin gjithçka është në kuadrin e fjalëve, pasi portugezi ka thënë se do të respektojë kontratën që përfundon në vitin 2022.