Ronaldo: Jam i pari në histori, qëndroj 1000% këtu

Pas fitores me Fiorentinën, Juventus është shpallur matematikisht kampion i Series A, e që është i teti me radhë për “Zonjen e Vjetër”.

Ylli i kësaj skuadre Cristiano Ronaldo ka folur pas ndeshjes, duke thyer heshtjen e nisur pas eliminimit në Ligën e Kampionëve kundër Ajax.

Portugezi është bërë lojtari i parë në historinë e futbollit që ka fituar Premier League, La Liga dhe Serie A.

“Më vjen mirë që kam fituar edhe këtu, në vitin tim të parë. Jam i pari në histori, një rekord. Sezoni i ardhshëm do të jetë edhe më i mirë, jam shumë i kënaqur”, ka thënë CR7.

“Champions? Vetëm një skuadër mund të fitojë. A do të qëndroj? Me njëmijë për qind”.