Rrahet referi në Deçan

Dje pasdite një person është sulmuar fizikisht derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

Policia njofton se viktima ka qenë duke referuar një ndeshje sportive derisa është sulmuar.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar për në procedurë të rregullt.