Rrahim Hashimi i ftuar i radhës nga Gjyaka Speciale (Video)

0
541

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me anë të një konference për gazetarë, ka prezentuar të ftuarin e ri nga Gjykata Speciale z. Rrahim Hashimi.

OVL e UÇK-së, edhe këtë herë ka kundërshtuar Gjykatën Speciale, duke e quajtur atë të njëanshme dhe raciste.

Kryetari i kësaj Organizate, Hysni Gucati ka treguar arsyen e thirrjes së kësaj konference për medie, dhe ka prezentuar të ftuarin e ri nga Gjykata Speciale.

I ftuari i Speciales, z. Rrahim Hashimi ka treguar se ka qenë luftëtar i Forcave Komando Delta të UÇK-së, Brigada 138 Agim Ramadani, të Zonës Operative të Dukagjinit. Ai më tej tha se është ftuar nga Prokurori i dhomave të Specializuara në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Pavarësisht votimit të padrejtë nga ana e deputetëve të parlamentit të Kosovës, z. Hashimi tha se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës dhe si rrjedhojë do respektoj ligjet dhe Kushtetutën e Republikes së Kosovës. Tutje ai deklaroj se personalisht nuk është i përfshirë në ndonjë krim dhe as që kam njohuri për ndonjë krim të kryer.

Më gjerësisht në videon e mëposhtme: