Rrahja masive në burg, vdesin 15 persona

0
237

Rrahja masive ndodhi në kompleksin Penitentiary Anísio Jobim, në Manaus.

Një rrahje masive në një burg në veriun e Brazilit ka lënë 15 të burgosur të vdekur, sipas zyrtarëve lokalë, raporton “BBC”.

Përleshjet thuhet se shpërthyen të dielën gjatë orëve të vizitës në kompleksin Penitentiary Anísio Jobim, në Manaus.

Disa nga viktimat u therën me furça të dhëmbëve të mprehta para vizitorëve, ndërsa të tjerët u rrahën për vdekje.

Zyrtarët thonë se dhuna është ndaluar dhe një hetim ka filluar në kauzën e rrahjes.

“Ishte kaos total”, tha nëna e një të burgosuri – i cili nuk donte të identifikohej.

“Gjithkush filloi të vraponte, dhe të gjithë po godisnin në dyert e portave të qelive”.