Rrahje masive në Shkup, ka edhe të lënduar

Një rrahje masive ka ndodhur sonte në rrugën “Ruzvelti” në Karposh 1 të Shkupit.

Sipas portaleve maqedonase, incidenti ka ndodhur gjatë mbrëmjes ku një grup personash pas një zënke janë përleshur, duke përdorur edhe thika, përcjellë INA.

Siç mësohet bëhet fjalë për grup të rinjsh dhe gjithçka ka nisur nga një kafeteri që gjendet në afërsi të Prokurorisë Speciale. Mësohet se në këtë incident ka pasur edhe të lënduar. (INA)