Rrahje në Dardani, Policia arreston 4 persona

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kovocës pasi dyshohet që disa minuta më parë janë përfshirë në një rahje në lagjen Dardania në Prishtinë.
“Pas marrjes së informatës policia ka identifikuar veturën me të cilën të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe të njëjtën e ka ndaluar ne rrugën “Garibaldi” me ç’rast janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë 4 persona te dyshuar”, ka thënë Agron Borovci nga PK për rajonin e Prishtinës për Gazetën Express.
Përgjatë bastisjes së veturës si dhe të dyshuarve policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe disa shufra që dyshohet të jenë përdorur në rrahjen në fjalë.