Rrahman Rama: Transformimi i FSK-së në ushtri, transparenca ndaj miqve ndërkombëtarë ishin prioritet i vitit 2018

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosoëvs, Rrahman Rama, ka deklaruar se prioritet i tyre gjatë vitit të kaluar ka qenë transformimi i kësaj force në ushtri.
Veç kësaj në raportimin e tij para Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri ai ka thënë se kishin prioritet edhe transparencën ndaj miqve ndërkombëtar si dhe ndaj opinionit publik, njofton Klan Kosova.
Rama pohoi se falë mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë, të rinjtë kosovarë rreth 1200 po kryejnë shkollë ushtarake në shtete të huaja.
Keq sipas tij nuk janë edhe në strukturat vendore, ku sipas Ramës vetëm vitin e kaluar kanë akredituar një sërë programesh ndër to një i gjithi në gjuhën angleze e në të marrin pjesë edhe kadetë nga Shqipëria.
Sipas Ramës, trajnimi “Shqiponja” ka qenë një prej aktiviteteve më të sukseshme për vitin e shkuar.
Komandanti i FSK-së ka theksuar se dhënja e epitetit si ”institucioni më i besueshëm për 7 vjet” nënkupton që kjo forcë të vazhdojë punën edhe më tutje.
Rama përmendi edhe pjesmarrjen e minoriteteve që sipas tij në këtë forcë janë integruar 37 serbë nga Veriu i vendit.
Kësaj pjesmarrje, sipas Rames hovin ia ndali presioni nga shteti serb ku disa prej këtyre ushtarëve nga Veriu braktisën këtë trupë ushtarake.