Rrëfimi i mjekes shqiptare në Gjermani (video)

Shqiptarët vazhdojnë të jenë të suksesshëm në vendet ku jetojnë dhe veprojnë.

Një e tillë është edhe Marsela Cenos, e cila është larguar nga Shqipëria dhe jeton prej disa vjetësh në Gjermani.

Marsela punon si mjeke kirurge në shtetin gjerman dhe në rrëfimin e saj ka treguar se si arriti të kryejë specializimin dhe më pas të sigurojë kontratën e punës, dhe si në disa raste nga mjekët gjermanë ka ndier skepticizëm, raporton “Top Channel”.

Marsela Ceno, bashkë me disa mjekë shqiptarë që jetojnë në Gjermani, ka themeluar shoqatën e mjekëve shqiptarë.

Qëllimi i shoqatës është bashkëpunimi i mjekëve shqiptarë, ndihma ndaj njëri-tjetrit si dhe përkrahja në proceset integruese, profesionale dhe kulturore. Angazhimet e doktoreshës Marsela Cenos janë edhe në shoqata të ndryshme evropiane.