Rrethohet kryeministria në Shqipëri, policia instalon kamera në bulevard

Opozita shqiptare do të protestojë sërish pasditen e sotme duke kërkuar largimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Qytetarët do të mblidhen para selisë së qeverisë në dy pjesët anësore të saj nga ana e Piramidës dhe në rrugën ‘Ismail Qemali’.

Rreth 1500 efektivë të policisë pritet të jenë të angazhuar sot në terren për mbarëvajtjen e protestës së opozitës.

Përveç forcave të policisë godina e Kryeministrisë, nga ana tjetër është e rrethuar me gardh metalik, një masë e shtuar e policisë për t’i bërë ballë çdo reagimi të protestuesve, shkruan lapsi.al.

Në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ policia ka instaluar kamera me rezolucion të lartë për të filmuar çdo person që mund të ushtrojë dhunë apo të cënojë rendin publik.