Rrezikuan mbytjen në det, shpëtohen turistët austriakë

0
308

Pas dërgimit të mjetit rimorkiaror “Joni” për të shpëtuar personat në jaht, austraiakët u shpëtuan. Anija Jon ka tërhequr drejt Portit të Durrësit jahtin me me tre austriakët. Operacioni i kërkim-shpëtimit u mbyll me sukses.

21:20 – Një jaht me turistë austriakë jep alarmin SOS se rrezikon mbytjen tre milje larg nga bregdeti i Kallmit.

“Balkanweb” raporton se alarmi u dha në kapitenerinë e Durrësit.

Mësohet se jahti që ka kërkuar ndihmën është me flamur austriak dhe në bord raportohet të ketë tre shtetas austriakë. Jahtit i është fikur motori si pasojë e kohës së keqe.

Në portin e Durrësit po mban një kohë e keqe. Forca e detit është 6 ballë. Sapo kanë marrë alarmin SOS për ndihmë, Kapiteneria e Portit kanë dërguar mjetin rimorkiaror “Joni” për të shpëtuar personat që ndodhen brenda në jaht. Operacioni drejtohet nga kapiteni i portit Taulant Allka.

Balkanweb