Rrëzohet nga shkallët, humb jetën 40-vjeçari

0
298

Një 40-vjeçar është rrëzuar nga shkallët e një pallati në Sarandë, duke humbur dhe jetën.

Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin, Laert Cobani, i cili është banor i lagjes nr.1 në qytetin e Sarandës.

Të njëjtat burime shprehen se shtetasi në fjalë ka rënë nga shkallët e katit të dytë duke humbur jetën. Menjëherë pas ngjarjes policia ka shkuar në vendngjarje. Sipas hetimeve paraprake mendohet se ngjarja mund të jetë aksidentale. I ndjeri, mësohet të jetë edhe prind i dy fëmijëve.