Rrëzohet nga shtylla elektrike

Një person i gjinisë mashkullore ka marrë lëndim të rëndë trupor gjersa ishte duke punuar.
“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, aksidentalisht është rrezuar me ç’rast ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë
Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.