Rrëzohet një aeroplan ushtarak grek në afërsi me Turqinë

Një aeroplan ushtarak i Greqisë është rrëzuar sot në zonën e Egesë, zonë kjo në afërsi me Turqinë dhe e përfshirë nga tensionet Turqi-Greqi për shkak të disa ishujve.
Sipas mediave greke, avioni është rrëzuar në ishullin Skiros në afërsi me ishullin e Midillit, ndërsa mësohet se ky avion ishte prodhim francez Mirage 2000. Ende nuk dihet arsyeja e rrëzimit.

Lini një Përgjigje