Rrëzohet një avion i vogël në Zvicër

0
234

Të dielën paradite, raportohet për rrëzimin e një avioni të vogël që ka ndodhur në vendin Simplonpass në Kantonin Wallis. Avioni i vogël kishte shpërthyer në zjarr pas përplasjes, përcjell albinfo.ch.

Zjarrfikësit dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pjesë të rrugës ishin të mbyllur.

Sipas policisë kantonale të Valais, përplasja ka ndodhur në orë 10.20 të mëngjesit.

Policia nuk ka dhënë informata në lidhje me viktimat e mundshme.