Rriten çmimet e prodhimit në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të prodhimit për tremujorin e parë të këtij viti, ku thuhet se në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2018, çmimet e prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 1.8%. Kurse, kishte një rënie për -0.4 përqind, krahasuar me tremujorin e katër të vitit 2018.

Sipas ASK-së, rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te nxjerrja e xehes së metalit -8.8%, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar -2.7%, prodhimi i lëkurës dhe prodhimeve prej saj -1.6%, grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë -1.5%, prodhimi i pajisjeve elektrike -1.4%, prodhimi i letrës dhe prodhimeve prej saj -0.6%, dhe prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t -0.1%.

“Rënia u neutralizua me ngritjen e çmimeve te: përpunimi i prodhimeve ushqimore 2.6%; prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve 2.5%; prodhimi i mobilieve 1.8%; xeheroret dhe guroret e tjera 1.4%; prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse 0.3%; prodhimi i produkteve kimike 0.2%; prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës 0.1%; dhe prodhimi i pijeve 0.1%. Ndërkaq, krahasuar TM1 2019 me TM1 2018, çmimet e prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 1.8%. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i produkteve minerale jometalike (6.0%); përpunimi i produkteve ushqimore 5.7%; prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (4.6%); prodhimi i mobilieve 4.2%; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (2.4%); prodhimi i pijeve (2.4%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (1.3%); prodhimi i metaleve (1.2%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (0.6%); dhe xeheroret dhe guroret e tjera (0.6%). Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-16.0%); prodhimi i pajisjeve elektrike (-8.4%); prodhimi i produkteve kimike (-2.6%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (-1.8%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (-1.5%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (-1.4%); dhe prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove -0.5%”, thuhet në komunikatë./KosovaPress/

Lini një Përgjigje