Rritet numri i kosovarëve të vdekur nga përmbytjet në Gjermani, kjo është e reja që vdiq së fundi

0
259

Ishte raportuar për burrë e grua nga Peja të vdekur në Gjermani pas përmbytjeve të fundit.

Por numri i kosovarëve të vdekur atje fatkeqësisht po rritet. Tani ka shkuar në tre numri i viktimave.

Indeksonline mëson se së fundi ndërroi jetë e reja nga Komuna e Kaçanikut, Vanesa Koxha.

Deri më tani në Gjermani kanë vdekur afër 200 persona e shumë të tjerë vazhdojnë të mbeten ende të zhdukur.

Aktualisht në Gjermani po bëhet pastrimi masiv nga përmbytjet, ndërsa Qeveria po shqyrton një paketë ndihme prej rreth 400 milionë eurosh.

Dy landet më të prekura nga përmbytjet janë Rajnland Falc dhe Nordrajn Vesthalen.