Rritet presioni ndërkombëtar, njeriu i Trumpit ka dy kërkesa për LDK

0
267

Ambasadori amerikan në Gjermani Richard Grenell, ka pritur sot në takim delegacionin e LDK-së në përbërje të Agim Veliut, nënkryetar i LDK-së dhe Avdullah Hotit e Skender Hysenit, anëtarë të Kryesisë së LDK-së.

I Dërguari i Posaçëm i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Ambasadori Richard Grenell, kërkoi nga delegacioni që të hiqet tarifa ndaj mallrave serbe dhe të përqendrohet në politikat që thellojnë zhvillimin ekonomik dhe krijojnë vende pune për popullin e Kosovës.

Kështu bëhet e ditur nga LDK përmes një njoftimi publik.

“Delegacioni i LDK-së e njoftoi Ambasadorin Grenell për përpjekjet që po bëhen për të arritur një marrëveshje për formimin e Qeverisë”, thuhet në njoftim.