Rritja e rasteve me COVID-19, Rukiqi: Nuk duhet të ketë radikalizim të masave

0
92

Kryetarin e Odës Ekonomikë të Kosovës, Berat Rukiqi në ka folur për gjendjen aktuale pandemike në vendin tonë.

Ai ndër të tjera, në “Sytë Shtatë” në Klan Kosova bëri thirrje për kujdes, pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19.

Rukiqi u shpreh se numri i rasteve me variantin e ri Omicron në vendin tonë, po e arrin pikun.

“Nuk po shpëtojmë nga trendi që është në nivel global, nëse ka valë të re në një vend, do ketë edhe tek ne. Në vende si Britania e Madhe vetëm sa ka filluar të zvogëlohet numri i rasteve me variantin e ri, Omicronit, ndërsa tek ne është piku i këtyre rasteve, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm”, tha ai.

Ai gjithashtu tha se nuk duhet të ketë radikalizim të masave, përcjell Klankosova.tv.

“Dua të jap argumentet pse nuk duhet të ketë radikalizim të masave. Ne vazhdimisht i kemi kundërshtuar disa masa që i kemi konsideruar të panevojshme dhe sigurisht edhe ato që i konsiderojmë të tilla, ose të paargumentuara. Niveli i kundërshtisë, nuk është që neve na teket, por ky nivel i kundërshtisë ka mbërri kulmin”, u shpreh ai.