Rrokulliset autobusi me udhëtarë të Kosovës në Serbi, lëndohen nëntë persona

Në afërsi të Kushumlisë, mëngjesin e sotëm rreth orës 05:00, ka ndodhur një aksident i një autobusi me udhëtarë nga Kosova, të cilët po vinin nga Lubjana e Sllovenisë.

Siç shkruajnë mediat serbe,  të lënduarit janë dërguar në një spital në Prokuplje ku po përcaktohet niveli i lëndimeve.

Po sipas mediave serbe, deri më tani nuk dihet shkaku i daljes së autobusit nga rruga, derisa hetimet janë në proces.

Ndërkohë, thuhet se të nëntë pasagjerët ishin në autobusin e një transportuesi shqiptar që udhëtonin nga drejtimi i Nishit në Kosovë.

“Të gjithë udhëtarët e lënduar janë shqiptarë nga Kosova. Ndër të lënduarit është edhe shoferi”, shkruajnë mediat serbe.

Autobusi i kompanisë “R-Gashi” ka dalë nga rruga në drejtim të Nishit, që po vinte për në Kosovë.

Lini një Përgjigje