Rrokulliset vetura, lëndohen tre persona

0
411

Një vet-aksident ka ndodhur pasditën e sotme në fshatin Surkish të Komunës së Podujevës.

Si pasojë e këtij aksidenti, të lënduar kanë mbetur tre persona, por të cilët tashmë janë liruar nga Qendra Emergjente.

Sipas disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, shihet se vetura ka përfunduar e rrokullisur, pas humbjes së kontrollit si dhe ka përplasur rrethojat e një shtëpie, ku edhe ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.