Rrokulliset vetura në Pejë, përfundon jashtë rrugës (foto)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në fshatin Dubovë të Pejës.

Sipas lexuesve të Indeksonline, një veturë (Jeep) është rrokullisur dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Nuk dihet nëse ka të lënduar, derisa ekipet policore dhe ato mjekësore janë njoftuar për rastin.

Më poshtë pamje të aksidentit.