Rrufeja ka mbytur 23 lopë, goditi rrethojën metalike (video)

Mbetën të ngordhura 23 lopë, kur rrufeja goditi rrethojën metalike të një fushe në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Imazhet shqetësuese i tregojnë gjedhet e shtrira në tokë, pasi e pësuan nga shkarkimi gjatë një moti me shi, që më pas u shpërnda në të gjithë rrethojën, transmeton Telegrafi.

“Duket se ka qenë rrufe shumë e fortë, sa që një prej lopëve, e ka hedhur disa metra më larg” ka thënë fermeri që i kishte lopët në pronësi.

Lopët që kishin trup të fryrë dhe më pas u mbuluan nga mizat, ai i pa pas disa ditësh, meqenëse stuhia ishte e fortë dhe nuk mundi të shkonte ën fermë.