Rruga e Kombit tërësisht e kalueshme (Video)

Rruga e Kombit është tërësisht e kalueshme, teksa kompania e mirëmbajtjes vijon intensivisht punën për të mbajtur të pastruar nga reshjet e dëborës.
Rruga e Kombit një nga segmentet më të rëndësishme, që lidh vendin tonë me Kosovën, nga pamjet tregon se është tërësisht e kalueshme dhe nuk ka probleme nga bora, e cila shkaktoi vështirësi në qarkullimin e automjeteve për shkak të dendësisë së saj.
Dy ditë më parë, “Rruga e Kombit” u inspektua edhe nga kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, i cili u shpreh se Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve në çdo cep të vendit./ATSH/