Rukiqi: Vendimi i Qeverisë është keqkuptuar – Janë mbyllur edhe biznese jetike për këtë gjendje

0
233

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, i ftuar në Nd’rrimin e Natës ka folur për keqkuptimet që disa biznese i kanë pas vendimeve të Qeverisë. Rukiqi, është shprehur se qysh një ditë pas rasteve të para me koronavirus keqkuptime mbi operimet e bizneseve nuk kanë pasur vetëm ndërmarrjet por edhe inspektorët e Kryetarët e Komunave.

“Të nesërmen në mëngjes me urdhër të Kryetarëve të Komunave – inspektorët kanë shkuar t’i mbyllin bizneset dhe i kanë mbyllur edhe prodhuesit që janë jetik për këtë gjendje”

“Problemi qëndron tek moskuptimi i gjendjes reale, të shtunën në mëngjes më është dashur të diskutojë me kabinetin edhe sa i përket çështjes së transportuesve të huaj, problem që do na e rrezikonte furnizimin – mirëpo tani e kemi të qartë në udhëzim”. Rukiqi është shprehur se asnjë nuk mund të parashikojë dëmet që mund të kenë bizneset, por sipas tij janë dy sektorë që rrezikojnë më shumë.

“Janë dy sektorët e turizmit dhe ajo e avio kompanive”.