Rusia kërkon që “zgjidhja për Kosovën” të konfirmohet në Këshillin e Sigurimit

0
289

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë bisedimeve të nesërme në Beograd do ta paraqesë qëndrimin e Moskës për Kosovën, transmeton Koha.net.

“Ky qëndrim është i qartë, konsistent dhe i bazuar në kornizat e të drejtës ndërkombëtare përfshirë edhe ato që gjenden në Rezolutën e KS të OKB-së 1244”, citon b92 të ketë thënë ndihmësi i Putinit, Jurij Ushakov.

Ka theksuar se Rusia do të përkrahte me kënaqësi zgjidhjen e pranueshme tek e cila do të arrinin Serbia e Kosova, porse ka shtuar, Rusia beson se çfarëdo zgjidhjeje duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe e konfirmuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Kjo (zgjidhje) duhet vërtetë të zbatohet”, ka thënë ndër të tjera Ushakov.