Sa efektiv janë dronët kamikazë iranianë?

0
93

Dronët e armatosur pa pilot iranianë, arritën të tërheqin vëmendjen kur ato u përdorën nga ushtria ruse në dëm të Ukrainës. Por çfarë janë këta dronë dhe çfarë janë të aftë të bëjnë?

Sipas një lajmi në CNN turk, studiuesi i Sirice me bazë në Paris, Pierr Grasser, tregon se dronët Martyr 136, janë dronë relativisht të mëdhenj me kosto të ulët.

Këtyre dronëve, destinacioni u bëhet i ditur që para nisjes përmes GPS.

Këta dronë, arrijnë të shënjestrojnë vetëm objektet e palëvizshme duke shkaktuar dëme të mëdha.

Ky dron, mund të fluturojë në lartësi të ulëta duke iu shmangur radarëve të sistemeve mbrojtëse, të shkojë drejt destinacionit në pilot automatik, në një rreze prej qindra kilometrash.

“Suksesi fillestar i shumë prej tyre është se ata janë ende shumë të rinj në këtë fushë. Në momentin që ukrainasit ti kapin, të identifikojnë veçoritë e tyre dhe të krijojnë sisteme mbrojtëse ndaj tyre, ata nuk do të jenë më efektivë”-tha Dr.Vikram Mittal, inxhinier i sistemeve të akademisë ushtarake.

Deri atëherë forcat ukrainase do të përpiqen ti luftojnë këto mjete luftarake me kundërajrorët e transportueshëm gjatë ditës duke i integruar pajisje radari për ta përdorur edhe gjatë natës.

Sipas ekspertëve, një tjetër mënyrë është ndërhyrja në sinjalin e GPS dhe pengimi për të mos e lënë të shkojë drejt objektivit.

Por a nuk mundet Rusia ti prodhojë vetë këto dronë?

Blerja e dronëve nga Irani, komentohet edhe si paaftësi e Industrisë së Mbrojtjes Ruse në këtë fushë të re, që sa vjen dhe shtohet dita-ditës.

Sipas ekspertëve, Industria Ruse e Mbrojtjes, është prekur ndjeshëm nga ambargot e vendeve Evropiane, ku si pasojë nuk arrin të furnizojë mjaftueshëm qarqe elektrike.