Sabit Geci thotë se Specialja e ftoi si të dyshuar: Dëshmitar s’i bëhem kurrë në jetë askujt

0
186

Njëri nga ish-komandantët e Zonës Operative të Drenicës, Sabit Geci, që është ftuar nga Gjykata Speciale ka thënë se do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.

“Dëshmitar kurrë në jetë nuk i bëhem askujt. Edhe nëse vrahem me atë person, dëshmitar nuk i shkoj”.

“Nuk e dinë ata gjuhën me më thirr mua dëshmitar, vetëm si të dyshuar. Unë e di për çka – vazhdimësi e poshtërsirave”, ka thënë Geci në Klan Kosova.

“Kjo akuzë ju ka konvenuar më së shumti njerëzve të afërt që i kam pasë shokë unë. Për këtë arsye, unë i them të gjithëve ish-shokët e mi, sepse asnjëherë në jetën e tyre nuk e kanë ditë as ku jam unë”.