Sabri Fejzullahu vjen me “Shqipe”, këndon vargjet “Shqipnia do të bëhet” (Video)

0
367
Këngëtari Sabri Fejzullahu ka lansuar këngën e tij më të re, që për befasinë e të gjithëve është një këngë patriotike.
Është kënga “Shqipe”, e ku Sabriu i këndon Atdheut derisa thotë se “Shqipnia një ditë ka me u ba”.
Kjo këngë e Sabriut vjen disa ditë pasi që Sabriu mori dekoratë presidenciale nga presidenti Hashim Thaçi.
Për dallim nga këngët e fundit, që ishin paksa me turbofolk, Sabriu në këngët e fundit i është kthyer origjinalitetit të tij dhe realizon këngë të bukura artistike.
E tillë është edhe kënga e tij e fundit.