Sadiku shënoi përsëri në Spanjë (video)

0
244

Pas Rey Manajt dje, sonte ishte radha e sulmuesi të Kombëtares, Armando Sadiku, për të shënuar në Segunda Division të Spanjës.

Goleadori shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Malagas në sfidën e sotme ndaj Real Oviedos në minutën e 67-të. Pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari i takimit akordoi 11-metërsh në favor të miqve, që u shndërrua në gol nga Sadiku.

Për Sadikun ky ishte goli i 8-të me fanellën e Malagas në kampionat, teksa është shndërruar në një protagonist absolut te skuadra spanjolle, e cila pavarësisht vështirësive ekonomike, po lufton për të qëndruar në kategori.