Salih Mustafa del sërish para gjykatës në Hagë

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë njoftuar se më 14 dhjetor do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes për Salih Mustafën.

Kjo konferencë do të mbahet në ora 15:00.

“Salih MUSTAFA u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhej në njoftimin e Speciales.

Ndryshe, Mustafa ishte arrestuar më 24 tetor 2020 nga EULEX-i.