Sami Lushtaku kundër Hashim Thaçit në dy çështje

Kryetari i PDK’së në degën e Skenderajt, Sami Lushtaku, në emisionin Pressing të T7, thotë se është kundër idesë së korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lushtaku thotë se e di që gjendja e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë është e rëndë, por thotë se kjo nuk mund t’i bind qytetarët, e as atë për ta përkrahur idenë e Presidentit Hashim Thaçi për ndryshim të kufijve.

“Pavarësisht gjendjen e tyre në Preshevë, koxha problem me ia mbush qytetarëve mendjen, edhe mua, për korrigjimin e kufijve. Unë jam kundër”, ka thënë Lushtaku.

Ai ka komentuar edhe lidhjet e kësaj ideje të Thaçit me Tribunalin Special.

“Çka ka ndërmend Thaçi unë nuk e di. E di që Gjykata Speciale është një padrejtësi”, ka thënë Lushtaku.

Lini një Përgjigje