Sami Lushtaku mbrohet në heshtje, niset për Kosovë

Intervistimi i Sami Lushtakut nga prokurorë të Prokurorisë së Specializuar, ka qenë i shkurtë.
Ai ka qëndruar nga ora 10 deri rreth orës 15 brenda objektit të këtij institucioni në Hagë por KTV-ja ka mësuar se ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës ka vendosur të mbrohet në heshtje.
Burime të afërta me Gjykatën kanë thënë se kjo ka qenë arsyeja e intervistës së shkurtër, krahasuar me marrjen në pyetje të Rrustem Mustafës dy ditë radhazi.
Siç merr vesh televizioni, Lushtaku prandaj është nisur menjëherë në Kosovë.
Këtë indikacion e ka dhënë edhe vet kur ka përfunduar intervistimi.
“E kemi bë sot mos me fol ton ditën, e kemi mshelë”, i ka thënë Lushtaku shkurt KTV-së kur është pyetur për pretendimet e Prokurorisë.