Samsung në fillim të javës do të prezantojë kamerën e re 108 MP

Kamerat “Quad Bayer” për smartfonët janë duke ardhur. Pas shumë smartfonëve që kanë kamera 48 megapikselësh të lansuar së fundmi, Realme dhe Redmi së shpejti do të vijnë me kamera prej 64 megapikselë por kjo nuk do të jetë fundi.

Departamenti për kamera i Samsungut do të lansojë kamerën me kapacitet prej 108 megapikselë më 12 gusht (pasnesër), shkruan gsmarena. Muajin e kaluar, është përfolur se kjo kamerë do të arrijë për telefonat e 2020-ës, por duket se do të arrijë më shpejtë sesa është menduar.

https://twitter.com/samsungisocell/status/1159830912743464960

Disa ditë më parë, një burim ka shpërndarë një fotografi nga një prezantim i brendshëm i kompanisë i cili tregon se Xiaomi mund të përdorë këtë kamerë të Samsungut, ISOCELL, fillimisht në smartfon, ku smartfoni në fjalë mund të jetë Mi Mix 4.

Nëse Xiaomi do të mbajë afatin e zakoneshëm kohor të lansimit të pajisjeve të reja, atëherë telefoni i parë me kamerë prej108 megapikselë do të arrijë këtë vit, së paku në Kinë.

Ende është e paqartë se për çfarë madhësie të kamerës po bëhet fjalë këtu, por Samsungu do t’i zbulojë të gjitha detajet pas dy ditësh, përcjell Koha.net. Po ashtu, e paqartë është edhe nëse mund të shkrepni fotografitë në 108 megapikselë (me rezolucion prej 12032 x 9024 pikselë), ndoshta përmes opsionit “Pro” të aplikacionit të kamerës.

Duhet theksuar se kamerat “Quad Bayer” janë dizajnuar dhe krijuar për të shkrepur fotografitë në ¼ e rezolucionit të tyre amë, që do të thotë se 4 pikselë i shndërron në një për detajet e shtuara./Fokusi.info/

Lini një Përgjigje