Samsung prezanton modelin S9 dhe S9+

Kompania jugkoreane “Samsung “sot i ka prezantuar dy modelet e reja të telefonave të mençur, nga seria Galaxy S9 dhe S9 +.

Telefonat e ri, siç thuhet nga “Samsung” janë projektuar me kamerën më të mirë deri më tani dhe janë përshtatur për të plotësuar nevojën në rritje për komunikim dhe shprehje përmes fotografive dhe videove.

Tash për tash nuk dihet ende çmimi i pajisjeve të reja, por informatat e mëhershme thonë se Galaxy S9 do të kushtojë 841 euro, ndërsa modeli S9 + do të kushtojë 997 euro.