Samsung shënon rënie të shitjeve të pajisjeve të saja

Samsung ka zbuluar të ardhurat financiare për çerekun e katërt të 2018-ës si dhe të tërë vitit të kaluar.

Të dhënat financiare të tre mujorit kanë shënuar një rënie si të shitjeve ashtu edhe të profitit operativ, por rezultatet vjetore prapë kanë zbuluar një rekord të shitjeve.

Pavarësisht shitjeve të dobëta të pajisjeve mobile, sektori “IT & Mobile Communications” ka raportuar rritje të fitimeve nga zgjerimi i rrjeteve LTE si dhe instalimi i pajisjeve për 5G.

Fitimet kanë shumë gjasa që të përmirësohen pas prezantimit të shërbimit 5G komercial në Koren e Jugut si dhe lansimi i Galaxy S10 në SHBA.

Gjatë 2 viteve të fundit, Samsung ka raportuar rritje mahnitëse të shitjes së çipave të memories.

Lini një Përgjigje