Sateliti i ri i Turqisë jep sinjalin e parë

0
51

Sateliti i ri i komunikimit i Turqisë dha sinjalin e tij të parë 35 minuta pas lançimit, njofot ministri i Transportit dhe Infrastrukturës i vendit, Adil Karaismailoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).

Karaismailoğlu tha se sateliti Turksat 5A është në rrugën e vendosjes në orbitën e tij.

“Ky udhëtim do të zgjasë katër muaj. Ne pastaj do të kryejmë provat tona dhe sateliti do të aktivizohet”, tha ai.

Sateliti u lançua sot në mëngjes duke përdorur raketën e SpaceX Falcon 9, e cila u ngrit nga Stacioni i Forcave Ajrore në Cape Canaveral në shtetin amerikan Florida.