SBASHK: Greva po vazhdon në të gjitha komunat, ka presion në Deçan dhe Junik

0
394
Greva e mësimdhënësve është duke vazhduar në tërë Kosovën edhe këtë të hënë, pavarësisht ofertës së bërë mbrëmë nga Qeveria.
Këtë sapo e ka konfirmuar për Klan Kosova, Ymer Ymeri nga SBASHK.
“Sipas informacioneve prej këshillave grevistë nëpër komuna greva vazhdon në të gjitha komunat. Ka trysni që kjo grevë të ndërpritet në komunat Deçan dhe Junik. Ky presion po vjen prej kryetarëve të këtyre komunave dhe drejtorive të arsimit”, ka thënë Ymeri përmes telefonit, njofton Klan Kosova.
“Mund të ketë ndonjë shkollë që mund të thyhet greva, por edhe po të punojnë gjysma e shkollave në nivel vendi, do të jetë vetëm një mashtrim”.
Ymeri ka thënë se sot do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i SBASHK ku teme do të jetë oferta e Qeverisë së Kosovës.
“Normal që kjo ofertë do të refuzohet pasi që është shumë e ulët”.