SBASHK-u del kundër vendimit të MASHT-it: Procesi mësimor përfundon ashtu si ne e kemi vendosur (foto)

Rrahman Jashari, kryetar i Sindikatës së Bashkuar ka reaguar sërish ndaj vendimit të Ministrisë së Arsimit lidhur me kompensimin e orëve të humbura.

SBASHK-u është shprehur se vendimi i tyre do të mbetet i njëjti dhe nuk do të ketë kompensim të orëve pasi që institucionet nuk kanë korrigjuar ndryshimet e koeficientëve për mësimdhënësit.

“Ajo që mund të them edhe tani është se unë si kryetar dhe kryesia respektojmë vendimin e këshillit drejtues të SBASHK-ut i cili mbetet i njëjtë nuk ka kompensim te orëve të humbura në grevë. Javën e fundit e kemi dhënë si mundësi duke shpresuar shumë në atë që e kanë thënë në komisionin parlamentar deputetët që do ta kthejnë në vepër dhe do të mbledhin nënshkrimin ku do të korrigjohen ndryshimet që kanë bërë institucionet për mësuesit të klasëve mbi 5, sekretarëve, pedagogët dhe psikologëve. Kjo nuk ka ndodhur deri sot pra nuk është votu që do të bëhet përmirësimi i koeficienteve prandaj SBASHK-u mbetet tek vendimi i këshilli drejtues që do të thotë nuk ka kompensim të orëve të humbura të grevë, nuk ka pasur as nuk do të ketë deri në përfundim të vitit shkollorë” është shprehur Jashari për Gazetën Blic.

I pyetur nëse ndonjë mësimdhënës do ta shpërfillë vendimin e SBASHK-ut për kompensimin e orëve të humbura, Jashari tha se nuk përjashton mundësinë se ndonjë mësues mund ta bëj këtë.

“Këshilli drejtues zakonisht përcjellë në Prishtinë dhe në kryeqytet mendimin e shumicën së mësimdhënësve të Kosovës dhe nuk përjashtohet rasti me pas ndonjë mësuese eventual që nuk mundë me pas ndonjë mungesë në realizimit e procesit mësimorë dhe mendimi i tij është i lirë, mirëpo po them në tërësi në Kosovë shumica absolute e mësimdhënësve kërkojnë që të respektojnë vendimin e këshillit drejtues të SBASHK-ut” tha Jashari. Në anën tjetër, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka vendosur që të mos e përfillë vendimin e SBASHK-ut për vazhdimin e procesit mësimor, shkruan Gazeta Blic.

“Sipas vendimit të MASHT-it me nr. 28/01B me dt. 26.02.2019 procesi edukativo-arsimor për vitin shkollor 2018-19: për klasët e IX- përfundon me dt. 13. 06.2019 kurse për klasët e I-VIII përfundon me dt.28.06.2019”, thuhet në vendimin e MASHT-it.