Së shpejti një film për historinë dhe jetën e komunitetit arbëresh

0
47

Historia dhe jeta e komunitetit arbëresh do të tregohet edhe me anën e një filmi, që do të realizohet së shpejti, me titullin “Arbëria”, shkruan albinfo.ch.

Ministri i Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, ka pritur  ekipin që po e realizojnë filmin, me ç’rast i ka përgëzuar për punën dhe idenë e tyre që t’i sjellin publikut një film mbi historinë dhe jetën brenda komunitetit arbëresh, të cilët ndër vite kanë ruajtur traditën dhe kulturën shqiptare.

“Filmi “Arbëria” tregon historinë e Aidës, stiliste e suksesshme, e cila zbulon origjinën arbëreshe përmes një udhëtimi në vendet e kujtimeve fëmijërore, ku njeh gjuhën, traditat dhe atmosferën në komunitetin arbëresh”, thuhet në njoftim.

Regjisore e këtij filmi është Franceska Oliveri.